Avokatit të Popullit i janë drejtuar mjekë, gjyqtarë, prokurorë, policë, sindikata e institucione publike në lidhje me pakënaqësitë me Ligjin e ri për Pagat.
Sa i përket kësaj, zëdhënës për media në Avokatin e Popullit ka dhënë detaje për ankesat që kanë pranuar deri në këto momente.
Sipas tij, shumica nga kërkesat e sindikatave, por edhe të institucioneve të ndryshme janë të pranueshme dhe kanë bazë që ato të dërgohen në Kushtetuese.
“Si procedurë të parë, kushdo që bënë ankesë në Avokatin e Popullit, është një periudhë njëmujore nga ana jonë që e shqyrtojmë atë ankesë për të parë se a është ankesë e pranueshme në lidhje me mandatin, punën e Avokatit të Popullit apo jo, dhe pas kësaj natyrisht që në ndërkohë bëhet analizimi i ligjit, një punë që kërkon angazhim, vëmendje e posaçme nga kolegët që e trajtojnë këtë ligj dhe afati 6-mujor për të parë më mirë dhe për të dalë me një qëndrim konkret nga Avokati i Popullit”, ka thënë Çollaku për “Gazetën Blic“.
Në të gjitha ankesat, e që gjithsej janë 35 deri në këtë kohë kur ka vetëm një kërkesë të vetme – me ligjin e ri të pagave nuk ka rritje të rrogave, por në shumicën e rasteve ka ulje të pagave në sektorin publik.