Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se do të mbajë një aksion simbolik të hënën e 27 shkurtit, në orën 13:00.
Kjo u bë e ditur nga PSD-ja nëpërmjet një komunikate për media.
“Nesër, me datën 27 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftim
Ndërkaq, gjatë ditës së hënë, respektivisht, rreth orës 17:00 pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë në Bruksel në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.