Kremlini për Planin e Kinës: Nuk ka kushte për paqe me Ukrainën

Kremlini, të hënën më 27 shkurt, ka pranuar propozimin e Kinës për një zgjidhje politike në Ukrainë, por ka thënë se kushtet për një zgjidhje paqësore të konfliktit "për momentin" nuk janë të pranishme

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka thënë të hënën se e ka marrë propozimin e Kinës për zgjidhje politike në Ukrainë, mirëpo për momentin nuk ka kushte për zgjidhje paqësore për konfliktin.

“Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje planit të miqve tanë kinezë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të hënën, duke shtuar se “tani për tani, ne nuk shohim që i kemi kushtet drejt paqes”.

Kina ka synuar që ta paraqesë veten si palë neutrale në luftën e Rusisë në Ukrainë, ndonëse i ka mbajtur lidhjet e saj strategjike me Moskën.

Javën e kaluar, Pekini ka prezantuar një plan 12-pikësh për dhënie fund të luftës në Ukrainë, në të cilin, është përfshirë respektimi i sovranitetit territorial të të gjitha shteteve.

Ministria e Jashtme ruse e ka falënderuar Kinën për përpjekjet, mirëpo ka thënë se çdo zgjidhje për konfliktin duhet të përfshijë kontrollin e Rusisë mbi katër rajone ukrainase.

Rusia pretendon se ka aneksuar rajonet ukrainase, Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson, mirëpo nuk i ka kontrolluar ato asnjëherë plotësisht.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij duhet të punojë me Kinën, duke argumentuar se i duket që ky shtet “ka respekt për integritetin territorial dhe çështjet e sigurisë”.

Zelensky ka thënë, po ashtu, se është i bindur që vetëm një shtet, territori i të cilit është duke u sulmuar, mund të iniciojë “iniciativa për paqe”.

Publikimi i propozimit kinez ka ardhur pas akuzave të Perëndimit se Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të armëve në Rusi.

Pekini, në anën tjetër, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika