Krasniqi shpreh shqetësimin për uljen e numrit të nxënësve: Humbja e shpresës ka nxitur emigrimin masiv

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë – ku ka shprehur shqetësimin për uljen e numrit të nxënësve për shkak të emigrimit masiv.

“Gjatë bashkëbisedimit, mësimdhënësit shprehën shqetësimin e tyre me trendin e dy viteve të fundit, ku kjo shkollë ka humbur rreth 60 nxënës, apo dy klasë. Situata bëhet edhe më alarmante kur shohim shifrat në nivel vendi, të cilat na tregojnë se për dy vite, në arsimin parauniversitar të Kosovës ka mbi 16 mijë nxënës më pak dhe plot 47 shkolla të mbyllura”, shkruan Krasniqi.

Ai ka thënë se çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial të jashtëzakonshëm po e braktisin vendin, çdo ditë prindër profesionistë po i lëshojnë vendet e punës në mungesë të një ardhmeje më prosperuese për fëmijët e tyre në Kosovë.

Kreu i PDK-së thotë se kjo parti është e përkushtuar ta rikthejë shpresën dhe besimin në Kosovë.

“Prandaj, sot, është kritike që të kuptojmë dy gjëra: qytetarët nuk mund t’i mbajmë në vend me fjalime të bukura e premtime të mëdha. Dhe e dyta, ne duhet të veprojmë urgjentisht dhe me prioritet që të rikthejmë epokën e zhvillimit në vendin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet për të arritur këtë synim. Bashkë, edhe me mësimdhënësit e përkushtuar dhe atdhedashës, do ta kthejmë shpresën dhe besimin në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika