Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me mallra serbe në Gjilan

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, të hënën e 27 shkurtit, ka arrestuar një 54-vjeçar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "kontrabandim me mallra"

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sektori në Gjilan(DHKEK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas veprimeve hetimore, të hënën më 27 shkurt, ka arrestuar të dyshuarin F.V., (1969), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “kontrabandim me mallra”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi.

I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, është intervistuar në NJHRKEK në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika