Ambasadori suedez thotë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga Brukseli

Të hënën gjatë një ligjërate me studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ambasadori suedez ka porositur palët në dialog që t’i zbatojnë gjitha marrëveshjet nga e kaluara, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Të hënën gjatë një ligjërate me studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ambasadori suedez ka porositur palët në dialog që t’i zbatojnë gjitha marrëveshjet nga e kaluara, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Kam vërejtur se ka pasur disa para-negocime në media, dhe kryeministri juaj ka thënë se dëshiron të fokusohet në propozimin franko-gjerman dhe jo të fokusohet në themelimin e Asociacionit sepse presidenti Vuçiq tha se ai dëshiron të shohë themelimin e Asociacionit përpara se të diskutohet propozimi franko-gjerman. Nuk më takon mua të diskutoj se çfarë do të ndodhë sot. Mendoj se ka një shans të vogël për një lajm pozitiv sot nga Brukseli”, shkruan KP.

“Pra, le të shpresojmë që qëndrimi i Bashkimit Evropian për këtë, përfshirë Suedinë dhe SHBA-në, është se të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen. Ideja është se nuk mund të zgjedhësh midis marrëveshjeve të mëparshme. Pse ka një qeveri të re, nuk do thotë se mund t’i injorosh të gjitha angazhimet e qeverive të kaluara, sepse atëherë duhet të filloni nga e para. Juve mund t’ju pëlqejnë, mund të mos ju pëlqejnë disa nga këto marrëveshje, por ju duhet të jeni në gjendje t’i zbatoni ato marrëveshje”, ka theksuar ai.

Westerlund ka përmendur edhe dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Suedia e cila kryeson presidencës e Këshillit të Evropës është duke vazhduar konsultimet me 27 vendet anëtare të BE-së dhe më pas të merr një vendim për këtë çështje.

“Ne do ta çojmë procesin përpara duke ndërmarrë konsultime të kujdesshme me të gjitha shtetet anëtare tani, duke filluar nga të ashtuquajturit shtetet mosnjohëse. Ambasadori suedez në Bruksel i udhëheq këto konsultime dhe ato janë ende duke vazhduar. Ne kemi konsultimet e para me shtetet mosnjohëse dhe tani po bëjmë konsultime me të gjitha shtetet e tjera anëtare. Asgjë më shumë se kjo unë nuk mund të zbulojë veçanërisht jo me mediat këtu në këtë sallë, por konsultimi është duke vazhduar, dhe pyetja kryesore është nëse presidenca suedeze e BE-së duhet t’ia dorëzojë apo jo Komisionit Evropian kërkesën për anëtarësim në BE, d.m.th. kjo është pyetja kryesore, por kjo është në të vërtetë, kjo nuk varet nga presidenca suedeze e BE-së, ne duhet të konsultohemi me të gjitha shtetet anëtare dhe më pas të marrim një vendim. Pra, ne do të kemi një rol shumë neutral gjatë presidencës suedeze të BE-së”, ka deklaruar Westerlund.

Ai nënvizoi se ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, derisa tha se të njëjtat duhet të fokusohen në forcim të sundimit të ligjit dhe reformat shtetërore.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika