Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputetin Luan Aliu dhe drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu, janë liruar pas ndalimit të tyre nga policia serbe në pikën kufitare, Dheu i Bardhë.
Dukagjini ka mësuar se Hyseni, Aliu dhe Salihu kanë vazhduar rrugën e tyre për në Preshevë, atje ku edhe ishin nisur.
Ndalimi i tyre është konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje, në njoftimin e të cilës është thënë se ka ndodhur rreth orës 14:00.
Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me ta për arsyet e ndalimit, por ende nuk është dhënë përgjigje dhe ende nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.