Miliarderi, Elon Musk, i ka ofruar Ukrainës bateritë diellore “Tesla Powerwall”, nga kompania e tij “Tesla”, ashtu që objektet mjekësore afër Kievit të furnizohen në mënyrë të pandërprerë me energji elektrike.
Sipas “The New Voice of Ukraine”, qeveria ukrainase ka pranuar bateritë diellore të premten e 29 prillit. Mykhailo Fedorov, ministri i transformimit dixhital të Ukrainës, shkroi në kanalin e tij Telegram, për dhuratën e pajisjeve të Musk.
@elonmusk @SpaceX @SpaceXStarlink many thx! Starlink keeps our cities connected and emergency services saving lives!
With Russian attacks on our infra, we need generators to keep Starlinks & life-saving services online – ideas? @Honda @ChampionGen @westinghouse @DuroMaxPower pic.twitter.com/FkUZ6s08AO
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) March 2, 2022
Objektet mjekësore të Kievit morën gjithashtu furnizime mjekësore nga Spanja dhe Belgjika.
Ukraina po vazhdon të furnizohet me një sërë mjetesh, derisa u raportua gjatë ditës së sotme se Polonia ka dërguar atje mbi 200 tanke të tipit 7-72.
Musk është njeriu më i pasur në botë me 265 miliardë dollarë pasuri neto, dhe CEO i Tesla-s, një prodhues kryesor i automjeteve elektrike në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara.