EKSKLUZIVE | Zbulohet në Akademinë Spanjolle dokumenti mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut

Studiuesi Bejtullah Destani, ka zbuluar një dokument të paparë më parë, i cili ka të bëjë me gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, të zbuluar në Akademinë Spanjolle

Foto ilustruese

Studiuesi shqiptar, Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument që tregon gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Studiuesi Destani për Portalin e RTV Dukagjinit ka treguar se dokumenti është zbuluar në Akademinë Spanjolle, dhe se është i pabotuar apo i parë ndonjëherë deri më tani.

Siç mund të shihet, dokumenti është shumë i vjetër dhe nuk mund të përkthehet lehtë pasi është shkruar në spanjishten e vjetër, e njohur edhe si kastilianishtja e vjetër.

Dokument mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, i zbuluar në Akademinë Spanjolle

Dokumenti tregon historinë e prejardhjes së brezave të familjes Kastrioti njëri pas tjetrit, pra një varg brezash që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët.

Kështu sipas Destanit, këtu përshkruhet historia e familjes së Skënderbeut gjatë disa brezave, duke treguar vitet e lindjes së paraardhësve dhe se me kë u martua secili person dhe cilët ishin fëmijët e tyre.

Dokument mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, i zbuluar në Akademinë Spanjolle

Figura e Skënderbeut ka një rëndësi të madhe për popullin shqiptar. Emri i tij ka bashkuar shqiptarët anembanë botës, duke qenë kështu simbol i dashurisë për kombin dhe atdheun.

Destani që ka zbuluar këtë dokument, ka studiuar shkenca politike në Beograd në vitet 1980, ku ka botuar Bibliografia përzgjedhëse e librave për Shqipërinë, 1850–1984, në vitin 1986.

Në vitet 1990, duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të rrezikshme në vendlindjen e tij në Kosovë, ai kishte emigruar në Londër, ku edhe jeton që nga viti 1991.

Ai i është përkushtuar studimeve shqiptare, veçanërisht kërkimit mbi marrëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare. Është autor i Albania & Kosova, Political and Etnic Boundaries, 1867-1946: Documents and Maps (Slough, 1999) dhe Pakicat Etnike 4200 faqesh në Shtetet e Ballkanit, 1860-1971 (Slough, 2003).

Në vjeshtën e vitit 2008, Destani është emëruar Sekretar i Parë në ambasadën e re të Republikës së Kosovës në Londër.

Në vitin 1997, Bejtullah Destani themeloi Qendrën për Studime Shqiptare në Londër, ku si drejtues i saj ka botuar ose ribotuar një sërë veprash të rëndësishme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika