Bajqinovci: Opozita e shqetësuar dhe në ethe për “nënshkrimin” e propozimit evropian

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian

Derisa në Bruksel po zhvillohet procesi i bisedimeve midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka ironizuar me deputetët e opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci  ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.

Kjo sipas Bajqinovcit, për shkak se duan ta marrin pushtetit duke “e sulmuar” Kurtin.

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian. Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë”, shkroi ai.

Ndryshe, shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret një qasje konstruktive ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se në rendin e ditës është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“I urova mirëseardhjen kryeiminsitrit Albin Kurti dhe presidentit Aleknsadër Vuçiq në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë. Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, shkroi ai.

Pas raundit të parë takimeve në mes të Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur takimi i përbashkët.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Informacionit të RTV Dukagjinit, Dibran Istrefi, i cili po qëndron në Bruksel për të raportuar lidhur me ngjarjen.

Borrell e Lajçak, fillimisht u takuan me Kurtin e më pas me Vuçiqin.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika