Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pas takimit me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq i ka falënderuar qytetarët e Serbisë për përkrahjen e ofruar.
“Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka thënë ai.
Ndryshe, në Bruksel ka nisur takimi trepalësh, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.
Nis takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq dhe zyrtarët ndërkombëtarë