Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës për profesionistë shëndetësorë.
Kjo thuhet se është bërë në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane.
“Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborant mjekësor me bachelor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Konkursi mbetet i hapur nga 29.03.2023 deri më 5.04.2023.