Kryeprokurori Blerim Isufaj pret në takim kryeprokurorin Vlademir Novoviç

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, të martën e 28 shkurtit ka pritur në takim kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Vlademir Novoviç së bashku me shefin e stafit të kësaj prokurorie, Milan Dakic.

Kryeprokurori Isufaj e ka njoftuar kryeprokurorin Novoviç, për funksionimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit, duke theksuar se sfidë kryesore e Prokurorisë Speciale mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të kësaj prokurorie.

“Gjithashtu, të pranishmit kanë diskutuar edhe për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy prokurorive përkatëse, për luftimin efikas të krimeve, të cilat kryhen në dy shtetet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ata kanë vlerësuar lart bashkëpunimin që ekziston në mes të prokurorive të këtyre dy vendeve, duke theksuar dhe shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit, sidomos në luftimin e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika