Deputetët e Grupit Multietnik shpenzuan më së shumti për udhëtime

Deputetët nga radhët e komuniteteve, në bazë të listës së shpenzimeve të siguruar nga RTV Dukagjini, kanë shpenzuar më së shumti për shkuarje në seanca të kuvendit e komisione. Larg tyre nuk janë as deputetët të Listës Serbe, para se të nisin bojkotin e Kuvendit

Afërsisht 60 mijë euro kanë shpenzuar deputetët të Kuvendit të Kosovës, për pjesëmarrje në seanca e komisione të kuvendit gjatë vitit të kalaur.

Listës i prijnë deputetë nga radhët e komuniteteve, pjesë e grupit parlamentar multientnik.

Në bazë të të dhënave të siguruara nga Dukagjini, më së shumti ka shpenzuar deputetja Duda Balje, me gjithsej 2 mijë e 310 euro, ndërsa Fidan Jilta është i dyti me 2 mijë e 160 euro.

I treti në renditje është deputeti tjetër Enis Kervan, që për të marrë pjesë në seanca ka shpenzuar 1 mijë e 245 euro, ndërsa për komisione 720 euro, që në total për udhëtimet e Kervan në seanca dhe komisione shteti ka shpenzuar 1 mijë e 965 euro.

15 euro më pak se Kervan, i ka shpenzuar kolegu i tij nga grupi multietnik, Bahrim Shabani, me 1 mijë e 940 euro.

Në këtë listë, larg nuk mbesin edhe deputetë të Listës Serbe.

Të njëjtit, po të mos bojkotonin seancat e kuvendit që nga mesi i vitit të kaluar, potencialisht do të kryesonin listën.

Megjithatë gjatë kohës sa ka qenë qenë pjesë e kuvendit, deputetja Verica Ceranic ka shpenzuar 790 euro.

Ajo pasohet me Milosh Perovic me shpenzime prej 775 euro,  Jasmina Dedic me 770 euro. Zoran Mojsilovic me  720 euro.. Miljana Nikolic me 650 euro, Branislav Nikolic me 605 euro, Igor Simic me 440 euro.

Në total, për ta janë shpenzuar 4 mijë e 160 euro nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Në ndërkohë, nga radhët e partive më të mëdha në Kuvend ato opozitare dhe të pozitës me shpenzime kryeson Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 635 euro për tërë vitin, Hajdar Beqa nga PDK me 1 mijë e 470 eurol

Pastaj Ekrem Mustafa nga Lëvizja Vetëvendosje me 1 mijë e 410 euro.

E deputeti që ka harxhuar më se paku për të qenë pjesë e seacave të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare për vitin 2022 ishte Nasuf Bejta me 65 euro shpenzime.

Poashtu, në mars të 2022-tës komisioni për Buxhet ka votuar ndryshimet e vendimit për kompensimin e shpenzimeve të deputetëve. Vendimi parasheh që shpenzimet maksimale të udhëtimit që mund t’i mbulohen një deputeti brenda një muaji të jenë 150 euro.

Kjo kishte ndodhur pasi që ishin publikuar shpenzimet e majme të deputeteve në vitin 2021.

Përndyrshe në të dhënat e dërguara nga Kuvendi, sqarohet se në shpenzime përfshihen edhe ato të muajit dhjetor të vitit 2021, ndërsa nga ndryshimet e bëra në prill të vitit 2022, theksohet se tani në listën e deputetëve që udhëtojnë, përfshihen 42 deputetë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika