Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik.
“Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka thënë se disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet e tjera.
“Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka theksuar shefi i Grupit Parlamentar nga AAK.
“Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve u referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”, ka thënë tutje Tahiri.