Analistja Donika Emini ka thënë se marrëveshja e fundit, për të cilën, u diskutua në Bruksel, është e vetmja e llojit të vet që ka strukturën e një marrëveshjeje, dhe ,sipas saj, ka dykuptimësi.
“Që të dyja palët kanë pikët e saja të forta, të cilat janë pika fituese për ta”, ka thënë Emini. Sipas saj, është e rëndësishme pika 10 sepse kjo “i jep rëndësi Kurtit në dialog”.
“Deri tash, Kurti në dialog nuk ka pasur pronësi, gjithmonë i ka quajtur marrëveshje që janë arritur nga Qeveritë, dhe me të njëjtat nuk pajtohet”, ka theksuar Emini në Debat Plus.
Emini ka theksuar se neni shtatë tregon që Komiteti Evropian ka dashur garanci nga Kurti që Asociacioni do të implementohet, derisa ka potencuar se propozimi evropian i jep kryeministrit Kurti pronësi dhe të qeverive tjera të implementojë marrëveshje që ekzistojnë.