Mehmetaj: Plani i BE-së nuk e ka as njohjen De-Facto as De-Jure

Lirim Mehmetaj ka thënë se marrëveshja për të cilën është dakorduar kryeministri Kurti në Bruksel në vete nuk përmban as njohjen De Fakto e As De Jure të Kosovës nga ana e Serbisë, madje as BE me këtë marrëveshje nuk e ka synuar një gjë të tillë

Lirim Mehmetaj, analist
Lirim Mehmetaj, analist

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se plani i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi nuk parasheh një njohje De-Facto nga shteti serb karshi Kosovës e as De-Jure.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mehmetaj ka thënë se pajtimi i arritur në Bruksel të hënën parasheh një marrëveshje, e cila brenda vetes përmban formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Aktualisht e kemi një marrëveshje që e sheh Asociacionin e Komunave me shumicë serbe brenda dhe nuk e ka njohjen as De-Facto as De-Jure, flas nga përpiluesi, ky nuk është opinion”, ka deklaruar Mehmetaj, gjersa ka theksuar se “BE që e ka përpiluar marrëveshjen, nuk e sheh këtë marrëveshje si njohje De-Facto as De-Jure”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, sipas Mehmetajt, të njëjtën e ka pranuar edhe vetë Kurti kur ishte pyetur në Bruksel, të hënën, nga gazetari i TV Dukagjinit, Dibran Istrefi.

“Qeveria e Kosovës ka deklaruar se po e bën një dialog me Serbinë, ku në qendër është  njohja formale pa Asociacionin brenda marrëveshjes. Dje është arritur një pajtim, i cili është i konstatuar dhe gjendet në faqen zyrtare të BE-së ku thuhet se palët janë pajtuar. Janë 11 nene. Njohja nuk është formale, është pranuar edhe nga kryeministri Kurti. Kurse, Asociacioni është brenda. Edhe kjo u pranua nga kryeministri Kurti kur u pyet dje nga gazetari i Dukagjinit, Dibrani. I tha e ke pranua Asociacionin, i tha se është pika 10. Pika 10 gjendet në marrëveshje”, deklaroi ai.

Në mesin e të përmendurve në temën e Asociacionit, qe edhe Peter Stano, qëndrimi i të cilit, sipas Mehmetajt, foli mjaft.

“Peter Stano nuk e pati gjuhën e zakonshme që ka. Ne gazetarët që e përcjellim, ai di të jetë shumë burokrati, shumë i pakuptueshëm, teknik dhe kryesisht nuk jep mendim. Sot e ka japur një mendim sepse sot është pyetur decidivisht: A nënkupton marrëveshja e arritur njohje de-facto për Kosovën, tha ‘shkurtimisht po them jo’”, tha Mehemtaj, gjersa theksoi  se zakonisht Stano nuk deklarohet.

Ndonëse marrëveshjet për Asociacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika