Ministri Peci – Mustafës: Çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, duke thënë se "çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu"

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e pranuar nga kryeministri Albin Kurti, të hënën në Bruksel, parasheh një formë të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë.

Për këtë ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili rikujtoi që më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-kryeministri Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave, ishte edhe Asociacioni Komunave me shumicë serbe.

“Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës”, ka shkruar ministri Peci.

Ministri Peci ka shtuar se “më mirë se ti Isa Mustafa, askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit”.

“Si një ekonomist i vetëshitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skaduar qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu”, ka shtuar tujtje ministri i Bujqësisë.

Ministri Peci iu ka drejtuar ish-kryeministrit Mustafa të monitorojë tensionin, sepse, sipas tij, Asociacionin e kishin gjetur aty.

“Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike, me të cilat, përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit!”, ka theksuar ministri Peci.

Për pikën 7 të planit evropian, Mustafa: Le të tregojë Vjosa Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën?

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika