Pjesë e emisionit të përjavshëm, “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin këtë javë i ftuar ishte artisti Ideal Çoçaj.
Çoçaj deri vonë bënte muzikë së bashku me bendin e njohur si 04 Band, mirëpo së fundmi kanë ndarë rrugët. Ai deklaroi se ndarja nuk ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë, mirëpo sipas tij kjo ndodhi për shkak të problemeve personale, pasi pas gati 3 viteve së bashku, ishte e vështirë të vazhdohej para me 5 mendime të ndryshme.
Tani Çoçaj ka një ekip të ri me të cilin bën muzikë. Ai shton se shumë shpesh janë nëpër mbrëmje muzikore, të cilat i kanë filluar nga ky muaj, pasi pas ndarjes nga grupi i kaluar e ka shfrytëzuar janarin të pushojë për të rifilluar në shkurt.
Momentalisht Çoçaj është duke punuar në 3 kovera të cilët do t’i publikojë shpejt, e pastaj do të punojë edhe këngë të tijat. Thekson se e gjen vetën tek muzika klasike, pasi sipas tij nuk vdes kurrë, e modernja bëhet bajat.
Si këngëtar Çoçaj ka një repertoar mjaft të gjërë, dhe deklaron se varësisht nga klientela, ai përformon zhanre të ndryshme të muzikës.
Pos mbrëmjeve muzikore Çoçaj përformon shumë shpesh edhe nëpër dasma. Gjatë emisionit ai zbuloi një fakt interesant lidhur me bakshishet, duke e bërë publike se bakshishi më i madh që ka pranuar është 7 mijë euro, në dasmën e djalit të deputetit shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit.