Dy trena janë përplasur në Greqinë veriore duke shkaktuar rreth dhjetëra viktima të vdekura po ashtu dhe dhjetëra të plagosur nga ky aksident hekurudhor.
Nga raportimet e BBC, thuhet që rreth 32 persona kanë vdekur nga ky aksident hekurudhor.
Treni që transportonte rreth 350 persona e ka goditur një tjetër tren të mallrave të martën 28 shkurtit.
Mësohet se një nga vagonët është shtypur plotësisht dhe ka rënë zjarr Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në vendin e përplasjes pranë qytetit të Larisës
Ky është aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës që ka ndodhur në Greqi në vitet e fundit.