Përplasja e trenave në Greqi, MPJD ngushëllon dhe shpreh solidaritet me popullin e Greqisë

Përplasja midis dy trenave në Greqi ka lënë të vdekur të paktën 32 persona. Për këtë MPJD ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave

Foto: Reuters

Pas përplasjes së trenave në Greqinë veriore të martën në mbrëmje, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur 32 persona dhe dhjetëra të lënduar, ka reaguar ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, MPJD ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Në këtë postim, ky dikaster ka shprehur solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Greqisë.

“Të tronditur dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi i aksidentit tragjik të trenit në Tempe të Greqisë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë e Greqisë”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika