Osmani ngushëllon popullin e Greqisë për viktimat nga përplasja në mes të dy trenave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar popullin e Greqisë, pas përplasjes së trenave në Greqinë veriore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar popullin e Greqisë, pas përplasjes së trenave në Greqinë veriore të martën në mbrëmje, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur 32 persona dhe dhjetëra të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

“Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Osmani në Twitter.

Me anë të një postimi në Twitter, edhe MPJD ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Në këtë postim, ky dikaster ka shprehur solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Greqisë.

“Të tronditur dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi i aksidentit tragjik të trenit në Tempe të Greqisë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë e Greqisë”, thuhet në njoftim.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.

Dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave në Greqi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika