Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidentit ndërmjet trenave në Greqi. Ai ka thënë se është lajm i keq që të dëgjojë që shumë njerëz në shtetin fqinj të Shqipërisë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe u bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, ka shkruar kryeministri shqiptar në Twitter.
So sad to hear about the loss of lives and the many wounded people on the last night tragic accident in Greece! We feel the pain of our dear neighbours in such a heavy hour for their nation and join them in their prayers and in the condolences to the families of the victims🇦🇱😥🇬🇷
— Edi Rama (@ediramaal) March 1, 2023
Po ashtu, për këtë rast ka reaguar dhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka.
Ministrja e Punëve të Jashtme e ka ngushëlluar shtetin fqinj të saj, Greqinë, për humbjen e jetëve si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur të martën e 28 shkurtit.
“E dhimbshme humbja e jetëve në Greqi. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e aksidentit vdekjeprurës të trenit dhe familjet e tyre”, ka shkruar në Twitter ajo.
“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë!”, ka përfunduar Xhaçka.