Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u ka thënë lojtarëve të tij të mendojnë për mundësinë e fitimit të tripletës këtë sezon.
City është ende në garë për ta fituar Kupën FA, titullin dhe Ligën e Kampionëve.
Por Guardiola ka theksuar se City nuk është i gatshëm të mendojë për t’i fituar të tria garat.
“Jo, harrojeni. Ne nuk jemi gati as edhe një sekondë për të menduar për këtë. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme kundër Newcastlet”, ka thënë Guardiola pas fitores të martën mbrëma ndaj Bristol Cityt në 1/8 e Kupës FA.
City aktualisht është dy pikë prapa liderit, Arsenalit, në Premier League. City ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Arsenali.
“Unë e di që nuk mund të humbim pikë në Premier League, sepse ne kemi në krye Arsenalin dhe Manchester Unitedin që po vjen nga pas. Dhe, në Ligën e Kampionëve ne do të shohim se çfarë do të ndodhë brenda dy javësh”, është shprehur Guardiola.
Trajneri 52-vjeçar në krye të Cityt është prej vitit 2016.