Avokati Skënder Musaj në emisionin “Five”, ka thënë se ngacmimi seksual si term në shikim të parë duket vepër e lehtë, por që në të vërtetë është vepër tejet e rëndë.
“Ngacmimi si term duke vepër e lehte por ne kodin penal është tejet vepër e rëndë”, ka thënë ai.
Sipas avokati ligjet nuk janë shkruar për qytetarët prandaj kjo “ në opinion nuk është kuptuar drejtë, sepse po të ishte kuptuar drejtë dënimet janë jashtëzakonisht të rënda”.
Ai ka theksuar se duhet që terminologjia të përshtatet në mënyrë që qytetarët ta kuptojnë më mirë e më drejtë.
Avokati ka thënë se ligjet nuk duhen të shkruhen vetëm për qytetarët me përgatitje superiore siç janë juristet apo avokatët, por duhet sipas tij që Ministria e Drejtësisë t’i shkruajë edhe për qytetarët e rëndomtë.
Sipas Musajt, ngacmimi i një nxënësi/e në kodin penal dënohet jo më pak se 15 vjet heqje lirie.