Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim, pasi rritet numri i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19.

Këtë thirrje Ministria e ka bërë pasi në Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236. U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rënda të sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika