Më 4 maj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takim bilateral me kancelarin gjerman Olaf Shcolz, është konfirmuar për RTV Dukagjinin.
Në po të njëjtën mbrëmje, pritet të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen në Berlin me praninë e ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak.