22 kanë vdekur në detyrë, mbi 400 janë lënduar fizikisht, e disa madje kanë mbetur të hendikepuar. Mbi 8500 policë të uniformuar, për çdo ditë përballen me rreziqe.
Megjithatë me pagat e muajit shkurt, kur edhe morrën pagat e para me Ligjin e ri të Pagave për sektorin publik, nuk kanë marrë shtesën me të cilën i’u përllogaritej rreziku.
Nga Sindikata e Policisë thonë se sipas llogarive të tyre pagesa për rrezikun do të jetë përgjysmë më e ulët.
“Aq se kemi mundë me i llogaritë po them mund të mos jem i saktë por diku nga 10 euro deri në 70 euro e që tani rrezikshmëria ka qenë nga 105 euro deri në 210 euro”, ka deklaruar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Ankesa për shtesat për rrezikshmërinë, kanë edhe zjarrfikësit. Sa do të jetë kjo shifër policët e zjarrfikësit, do ta kuptojnë në muajin mars.
Ministria e Financave dhe e Punëve të Brendshme me një komunikatë të përbashkët, gjatë së martës kanë thënë se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.
Kjo për shkak se ka vazhduar puna e Komisionit për përcaktimin e shtesave ka vazhdaur me mbledhjen e të dhënave, duke i ftuar ato që t’i dërgojnë ato pa vonesa.
Megjithatë gjatë ditës përkundër pyetjeve të drejtuara në adresat zyrtare, këto ministrit nuk kanë treguar se cilat institucione nuk i kanë dërguar listat.
Shtesat në pagë nuk janë të vetmet pakënaqësi sa i përket policisë së Kosovës, që thonë se stafi civil, kanë marrë paga pa rritje.
Ankesa të njëjta kanë edhe sindikata e Pavarur të Administratës, që përfaqëson rreth 18 mijë të punësuar, kryetari i së cilës, Ali Gashi, thonë se mbi 60% e të punësuarve do të kenë pagën rreth 380 euro.
Profesionistët, sipas tij janë degraduar me paga qesharake.
“Një inxhinier i ndërtimtarisë, një jurist i mirë, apo një ekonomist apo një inixhinier i IT-së nuk mund të vijë as nuk mund ta sheh veten të vijë e të punoj me një pagë 400 ose 500 euro”, ka deklaruar Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës.
Nga Avokati i Popullit, është bërë e ditur se në këtë institucion, janë duke u shqyrtuar 40 ankesa që kanë shkuar nga institucione e ndërmarrje të ndryshme, kundër Ligjit për Pagat, i hyrë në fuqi në fillim të muajit shkurt.