Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se Zyra e Prokurorisë Speciale në Dhomat e Specializuara, disa dëshmitarëve iu flet serbisht dhe iu premton banim jashtë Kosovës, vetëm për të dhënë dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së.
“Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS u flet edhe serbisht dhe u premton strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar. Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vetë publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi. P.S. Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vetë ajo zyrë e fëlliqur në Hagë”, ka thënë ai.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i ka publikuar emrat e disa nga viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.