Haradinaj përkujton 579-vjetorin e “Besëlidhjes së Lezhës”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka përkujtuar 579-vjetorin e ”Besëlidhjes së Lezhës”, ka thënë se nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjes kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 579-vjetorin e ”Besëlidhjes së Lezhës”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se “nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një”.

“Gjithë kjo histori e madhe që u ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, te Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe. Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjes kombëtare. Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij”, shkroi ai.

“Besëlidhja e Lezhës”, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, “Kuvendi i Lezhës”, “Liga e Princave Shqiptarë”, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Ajo u mbajt më dy mars të vitit 1444, në katedralen e Shën Nikollës në qytetin e Lezhës, aty ku edhe gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat, që më parë, ishin të njohura si toka të perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.

Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa, pasi me këtë do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan.

Krijimi i një Besëlidhjeje mbarëshqiptare ishte bërë mbi principe të gjuhës, dokeve dhe traditave të veçanta, në krye me Skënderbeun.

Besëlidhja, formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si Kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për t’i përballuar shpenzimet e luftës.

“Lidhja e Lezhës” në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin, arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika