Nuk dihet shumë për popullin chancay, i cili u parapriu inkasve të fuqishëm.
Zbulimi i tridhjetë varreve mund të sjellë më shumë dëshmi rreth kulturës së tyre.
“Varret e gjetura si rezultat i gërmimeve i takojnë periudhës së viteve 1000-1440 pas Krishtit”, ka deklaruar për “Reuters”, Pieter Van Dalen, arkeolog në Universitetin Kombëtar të San Marokos në Lima.
Vendvarrimet datojnë qysh nga ditët e lavdishme të popullit të chancait që kishte populluar zonat e pabanuara në luginat afër bregut. Emri rrjedh nga Lugina Chancay, regjioni në të cilin kishin jetuar më parë.
Pak dihet për kulturën e hershme të inkasve dhe hulumtuesit shpresojnë të mësojnë më shume nga vendvarrimet, veçanërisht nga varret e klasës së lartë, të cilat janë gjetur dikur mbi 5 metra thellë në tokë.
Bazuar në zbulimet fillestare të ekipit, ato kanë përplot dekorime. Të vdekurit ishin të mbështjellë me tekstile, si dhe enë të zbukuruara, e të cilat mund të gjendeshin në masa të ndryshme.
Dalen ka thënë se varret u përkasin njerëzve të klasave të ndryshme. Deri më tani gjetjet janë në përputhje me atë që arkeologët dinin tashmë për chancait, të cilët shquheshin si zejtarë të talentuar.
Mijëra tekstile të tyre kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, gjë që do të thotë se ata duhet të kenë prodhuar një shumicë sosh.
Pëlhurat janë punuar dhe ngjyrosur në mënyrë të shkëlqyeshme, në nuanca të verdha dhe kafeje, si dhe të kuqe, blu livandoje dhe të gjelbër ulliri.
Motivet e njohura paraqesin zogj dhe një hyjni me shami në formë gjysmëhëne.
Qeramika është gjithashtu një dëshmi e talentit artistik të chancait.
Veprat janë shpesh bardhezi dhe paraqesin motive gjeometrike ose shumë të thjeshtuara kafshësh dhe njerëzish. Në masë të madhe prodhoheshin figurina prej terakote, të cilat shpesh përfaqësonin gjininë femërore.
Megjithatë, me gjithë mjeshtërinë e tyre, chancait me sa duket nuk ishin luftëtarë të mëdhenj.
Historianët supozojnë se në fillim të shekullit XV pushtuan territoret e tyre në jug dhe se më vonë Inka i nënshtroi përfundimisht diku rreth vitit 1450.
Vitet e fundit në rajon janë zbuluar rreth dy mijë varre, kështu që arkeologët shpresojnë se 30 varret e gjetura afërsisht 75 kilometra në veri të kryeqytetit të Perusë, Lima, do të sjellin njohuri të reja në strukturat sociale dhe politike të qytetërimit të tyre.
Por, së pari mbetjet do të pastrohen dhe ruhen me kujdes. Tek atëherë do të jenë në gjendje të zbulojnë disa sekrete nga bota e zhdukur e chancayt.