Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, e ka cilësuar si të turpshëm refuzimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e 27 shkurtit në Bruksel.
Reuten theksoi se kjo tregon qartë se Serbia po luan vetëm për kohë.
“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karrotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.
As disappointing as it is unsurprising.
Vučić’s shameful refusal to sign the normalization agreement with Republic of Kosovo, which he ‘accepted’ on Monday, clearly suggests Serbia is just playing for time. Again.
Appeasement must end. Carrots have failed. Take out the sticks. pic.twitter.com/1NThLVShsn
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) March 1, 2023