Pos LDK-së dhe PDK-së, edhe AAK-ja kërkon raportim nga Kurti pas procesit dialogues

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK e mbështet kërkesën e LDK-së, që kryeministri Albin Kurti të raportojë sot në kuvend për propozimin evropian

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se vendi është në një terr informativ sa i përket dialogut.

Kjo, sipas tij, për shkak të mostransparencës së Qeverisë.

Tahiri ka thënë se AAK e mbështet kërkesën e LDK-së, që kryeministri Albin Kurti të raportojë sot në kuvend për propozimin evropian.

“Qëndrimi i AAK-së është publik. Ne e mbështesim këtë marrëveshje por kjo nuk iu vendos juve në një situatë ku kemi dilema të cilat duhet të qartësohen në Kuvend. Jemi në terr informativ për dialog. Kjo nuk është luftë ndërpartiake. Ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend. E mbështes kërkesën e Abdixhikut. I kemi 2 forma, ose vazhdojmë me debatin ose nisim një debat të ri. E di që shumë prej jush që nuk pajtohemi edhe me qëndrimin tonë që e kemi pasur. Por, është koha që të marrim një vendim e të mos humbim si vend”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë, siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia.

Abdixhiku kërkoi mocion procedural që të futet në rend dite raportimi i kryeministrit pas procesit dialogues.

“Ajo që merr vëmendjen e parë në Plan e që nuk ishte prezantuar ndonjëherë, ishte parathënia – që ishte mbajtur tërësisht fshehur nga kryeministri Kurti në këtë Kuvend. Aty i gjeni dy formulime skandaloze me dëme historike për Kosovën. I pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, i dyti, pa paragjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Kjo do të thotë se tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, me dakordim të palëve, përfshirë krimet, masakrat – sepse palët kanë vendosur ta tejkalojnë të kaluarën me një copë letër. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën, kryeministri në preambulë si vlerë dakordohet për tejkalim të trashëgimisë të kaluarës. Jo vetëm kaq. Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me paparagjykimin rreth statusin të vet politik. Barazon mosnjohjen e Serbisë me vetë aktin e Pavarësisë”.

“Ky formulim në preambulë, neutral ndaj statusit të Kosovës, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në dialog. Neutraliteti në status është dëm historik për Kosovën. Edhe në marrëveshjet paraprake, që kishin ambiguitet, siç ishte ajo e fusnotës, kishte referencë në vendimin e GJND-së mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai në Kuvend.

Në anën tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është dita e katërt qëkur kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e pranon marrëveshjen bazuar në propozimin evropian.

Sipas tij, një politikan i ndërgjegjshëm do të kishte shkuar vetë në seancë për të raportuar, pa ndonjë mocion.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri se me ardh në Kuvend e me iu drejtu deputetëve e qytetarëve. Po flasim për një marrëveshje, preambula e së cilës, heq dorë nga njohja e ndërsjellë, neni 10 specifikon se pa njohje të ndërsjellë pranon Asociacionin. Nga ajo që kemi parë është që ajo marrëveshje nuk mund të fuqizohet pa u ratifikuar në Kuvend. Ka shumëçka se çka thuhet në këtë marrëveshje. Ne e mbështesim kërkesën për debat”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika