Auto sallonet cak i aksionit të policisë në rastin “Brezovica”

Ilustrim

Policia e Kosovës, më urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion, i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari. Ndërkaq, Prokuroria në Ferizaj ka dhënë detaje rreth këtij aksioni.

Cak i këtij aksioni ishin auto sallonet.

“..sot, është duke e realizuar një aksion, i cili ka rrjedhur në kuadër të hetimeve, lidhur me rastin ‘Brezovica’, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe ‘Detyrimi’ nga neni 328 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika