Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur ambasadorin ri turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Hovenier theksoi se ShBA-të dhe Kosova janë të bashkuara për të ndihmuar Turqinë që të të rindërtohet dhe rimëkëmbet nga goditja që mori prej tërmeti vdekjeprurës. Tërmet, i cili la mbi 50 mijë të vdekur.
“Mirë se erdhe në Kosovë, ambasadori turk Angılı ! Ne patëm një diskutim të mirë për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe unë përsërita ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të jetës dhe shkatërrimin në Turqi. Siç tregohet nga përpjekjet tona për ndihmë, SHBA dhe Kosova jemi të bashkuar për ta ndihmuar Turqinë në rindërtimin dhe rimëkëmbjen”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Welcome to Kosovo, Ambassador Angılı 🇹🇷! We had a good discussion of our continued cooperation, and I reiterated our deep condolences at the tragic loss of life and destruction in Turkey. As demonstrated by our relief efforts, 🇺🇸 & 🇽🇰 are united in helping 🇹🇷 rebuild & recover. pic.twitter.com/GxmpIQrqBO
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 2, 2023