Kurti e quan Thaçin “personalitet historik”: Kontributi i tij duhet kujtuar me respekt

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tri figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre, të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht, kjo është gjëja që i bashkon këto tri figura të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë t´i respektoj e t'u jem mirënjohës që secili ka dhënë aq sa ka ditur e mundur”, ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidenti, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për revistën “Shenja”, ku ka folur për zhvillimet në Kosovë, historinë vendit dhe rrugëtimin drejt pavarësisë.

Kurti, gjithashtu, ka folur për ish-presidentin, Hashim Thaçi. Kryeministri ka habitur me fjalët e tij për Thaçin, të cilët ishin kundërshtarë të fortë politikë.

Komenti i Kurtit erdhi pas pyetjes së intervistuesit, “keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Adem Demaçit. Keni qenë, po ashtu, shumë aktiv edhe në kohën e politikës të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Keni qenë kundërshtar i rreptë i politikave të ish-presidentit dhe udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçi. I kam dy pyetje: E para, çfarë i bashkon këto tri figura dhe e dyta, ku mendoni se ata kanë gabuar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës?”.

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tri figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre, të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht, kjo është gjëja që i bashkon këto tri figura të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë ‘i respektoj e t’u jem mirënjohës që secili ka dhënë aq sa ka ditur e mundur”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika