Zyrtarët egjiptianë të antikiteteve thonë se kanë konfirmuar ekzistencën e një korridori të brendshëm të fshehur mbi hyrjen kryesore të Piramidës së Madhe të Gizës.
Videoja nga një endoskop tregoi brendësinë e korridorit, i cili është 9 m i gjatë dhe 2,1 m i gjerë.
Shkencëtarët u shprehën se është zbuluar një korridor i papërfunduar që gjendet prapa hyrjes kryesore, e ai u tha se mund të ketë shërbyer për ta krijuar piramidën 146-metërshe.
Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 2016 duke përdorur një teknikë imazherike të quajtur muografi.
Piramida e Madhe, e cila është 146 metra e lartë, u ndërtua në rrafshnaltën e Gizës gjatë dinastisë së katërt nga faraoni Khufu, ose Keopsi, i cili mbretëroi nga rreth 2609 para Krishtit deri në 2584 para Krishtit.
Pavarësisht se është një nga monumentet më të vjetër dhe më të mëdhenj në Tokë, nuk ka konsensus se si është ndërtuar.
Ky zbulim sipas arkeologut egjiptian, Zahi Haëass, mund të ndihmojë në zbulimin nëse dhoma e varrimit të mbretit Khufu ekzistonte ende brenda piramidës.
Ai spekuloi se mund të ketë “diçka të rëndësishme” në hapësirën poshtë korridorit, duke shtuar më pas: “Jam i sigurt që pas disa muajsh do të mund të shohim nëse ajo që po them është e saktë apo jo”.
Një zbrazëti e dytë, më e madhe brenda piramidës u zbulua duke përdorur tomografinë muonike në vitin 2017 . Ajo vlerësohet të jetë 30 m e gjatë dhe disa metra e lartë dhe ndodhet direkt mbi Galerinë e Madhe.