Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni e ka kritikuar mënyrën e raportimit të kryeministrit Albin Kurti, për dialogun në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti është treguar demagog, dhe i ka interpretuar si ka dashur ai nenet e marrëveshjes.
“Kurti sot ka qenë demagog në mënyrën se si i ka analizu pikat konkrete të marrëveshjes. Na tha se shprehja “overcome”, tha nuk është si po interpretohet si harrim por bashkëtrajtim”, ka thënë ai
Hyseni tha se shprehja “overcome” për të kaluarën, në mënryën se si e interpretoi Kurti nuk qëndron. Sipas tij, do të ishte e saktë nëse ka referencë në marrëveshje.
“Në anglisht shqip i bie si tejkalim apo kapërcim, ndërkohë Kurti e përmendi një shprehje në gjuhën gjermane që i bie adresim apo trajtim. Mirëpo kur e thua një gjë të tillë, dua ta shoh nëse ka referencë në marrëveshje për atë kuptim të nocionit. Kurti është nënshkru një lirie totale të interpretimit me thënë çka don ai”, ka thënë ai.