Naim Rrustemi, nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka thënë se pagat e në administratën e gjyqësorit asnjëherë nuk kanë qenë të dinjitetshme.
Rrustemi, në emisionin “Five”, tha se me koeficientin e ri të pagave, shumë punëtorëve u është ulur paga. Sipas tij, ka pasur ulje deri në 90 euro.
Përvec uljes së pagave, ai tha se ka pasur edhe ulje te gradave për punëtorët e administratës.
“Qeveria ka trumbetu se pagat do të jenë të dinjitetshme, kjo sipas ligjit dhe pagat që i kemi marrë nuk është e vërtetë. Shumë shqetësime kemi, një pjesë e punëtorëve të gjyqësorit kanë pësuar ulje të gradimeve dhe koeficienteve, që do të thotë kanë pësuar edhe ule të pagave dhe degradim”, ka thënë ai.
“MPB, nuk e ka marrë për bazë atë vendim të Këshillit Gjyqësor dhe e ka ulë dhe degradu çdo pozitë të gjyqësorit në koeficiente. Me daljen e pagave dje një pjesë e administratës ka marrë rritje 1.5 euro një pjesë 10 euro, një pjesë ka humb pagë deri 90 euro disa 60 euro”, ka vijuar ai.
Koeficenti i caktuar nga Qeveria e Kosovës, është vendosur të jetë 105, derisa ky vendim është kritikuar edhe nga partitë opozitare të cilat kanë propozuar që ky koeficient të rritet në të paktën 125.