Katër shqiptarë janë në mesin e viktimave të aksidentit të trenit që ndodhi të martën në Greqi.
Kështu bëri të ditur, Florina Çoku, e cila është administratore e komunitetit shqiptar të Selanikut, shkruan Euronews Albania
Çoku tha se njëra nga viktimat është studente në Selanik, ndërsa për viktimat e tjera nuk jepet informacion.
Ajo u shpreh se 48 persona janë të plagosur nga të cilët gjashtë në gjendje shumë të rëndë.
“4 persona janë shqiptarë, janë patriotët tanë, kjo është e dhimbshme. 2 ditët e fundit dhjetëra emigrantë shqiptarë po dhurojnë gjak për të plagosurit”, tha Çoku.
Deri më tani raportohet se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 57.