Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ju është rikthyer rrjeteve sociale, pas një pauze dy mujore.
Ish-presidenti amerikan, është duke e përdorur aplikacionin e rrjeteve sociale i cili është në pronësi të tij, të quajtur “Truth Social”.
Aplikacioni u përball me probleme teknologjike në fillimet e lansimin e tij, përdoruesit duhej t’i bashkoheshin një liste pritjeje pa asnjë informacion shtesë se kur do të mund të lejoheshin të hynin. Kombinuar me mungesën e përdorimit nga Donald Trump, njerëzit nuk po e shijonin mundësinë për t’ju bashkuar.
Por pas lajmeve se Elon Musk bleu rrjetin social Twitter, Truth Social arriti të bëhet aplikacioni numër një në Apple Store pasi që shumë përdorues iu bashkuan.
Blerja e Tëitter, nga Musk ishte një nga arsyet pse aplikacioni i Trump morri vëmendje kaq të madhe, arsyeja tjetër ishte edhe rregullimi i disa problemeve teknologjike që kishte Truth Social.
Elon Musk bleu Twitter, me qëllim që ta bënte këtë rrjet social më pak të cenzurueshëm. Pas këtij lajmi filluan spekulimet se Musk do t’ia lejonte hapjen e llogarisë së Donal Trump, e cila ishte ndaluar në vitin 2021, nga tashmë ish pronarët e Tëitter.
Por, ish presidenti i ka konfirmuar Fox News, se ai nuk do të kthehej më në Twitter, dhe se do ta përdorte rrjetin e tij Truth Social.