Një person i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi në Podgoricë

Një 39-vjeçar dyshohet se ka vdekur si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur të premten në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë

FOTO: VIJESTI

Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.

Mladen Bullatoviq (39 vjeç), i cili vdiq pasi aktivizoi një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, nuk kishte një gjykim të caktuar para asaj gjykate dhe as nuk ishte ftuar të vinte në atë institucion gjyqësor, njoftoi Gjykata Themelore në Podgoricë.

Gjykata, po ashtu, ka deklaruar se në qershor të vitit të kaluar, Bullatoviq ishte dënuar me punë në komunitet për veprën penale mospagesë të alimentacionit.

Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Policia më vonë deklaroi se ka shumë të ngjarë që mjeti shpërthyes të ishte një granatë dore.

Koraq ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike. Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi, Lilana Raduloviq, ka bërë të ditur se pesë të lënduarit janë në gjendje stabile shëndetësore.

“Procedurat diagnostike janë duke u zhvilluar për të konstatuar lëndimet. Më e rëndësishmja është që të gjitha të kenë parametra vitalë stabil”, tha Raduloviq.

Ajo bëri të ditur se gjithsej shtatë persona kërkuan ndihmë mjekësore pas shpërthimit në gjykatë.

Policia ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në orën 11:35 dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Të lënduar janë avokati Branimir Vukçeviq, dy punonjës të gjykatës dhe tre qytetarë, ka bërë të ditur kryetari i Odës së Avokatëve, Zdravko Begoviq.

Kryetarja e Gjykatës Themelore, Zhelka Jovoviq, tha se për nivelin e sigurisë së gjykatës kanë bërë paralajmërime me vite të tëra.

“Ne kemi folur për këtë për tre vjet. Ne po theksojmë se siguria është ashtu siç është. Fatmirësisht kështu përfundoi, mund të ishte shumë më keq”, tha ajo.

Partia Demokratike e Socialistëve, e kryesuar nga Milo Gjukanoviq, u bëri thirrje autoriteteve që të informojnë sa më shpejt opinionin për detajet e ngjarjes tragjike.

Nga kjo parti njoftuan se “do të kërkojnë përgjegjësi personale të atyre që kanë mundur ta parandalonin tragjedinë, por nuk e bënë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika