Hoxhaj për propozimin evropian: Kosova duhet ta ketë vëmendjen te plani i zbatimit

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se pas asaj që Kurti i ka thënë po në Bruksel në takimin e 27 shkurtit, Kosova duhet ta ketë vëmendjen tani te plani i zbatimit të propozimit evropian.

“Kosova në këtë fazë pas asaj që Kurti i ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. E them këtë si një njeri që kam qenë në negociatat në Vjenë, kur kemi negociuar për Pakon e Ahtisarit që çfarë shkruan në letër, ato parimet e përgjithshme për planin evropian. Qeveria do të duhej ta ketë vëmendjen është që të shohë sesi këto nene të kësaj marrëveshjeje ta kenë një plan të zbatimit, i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës. Tema kryesore tash është cili do të jetë plani i zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka kërkuar të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Kërkojmë prej Kurtit, i cili është marrë gjatë me temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë gjatë sa ka qenë në opozitë tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi te gjitha të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika