Kurti: TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë të premten më 3 mars, në inaugurimin e Shkollës Kombëtare të Kërkimit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti

Të premten më 3 mars, u inaugurua Shkolla Kombëtare e Kërkimit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar si një nga folësit kryesor në këtë ceremoni.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se digjitalizimi padiskutim po formëson të tashmen dhe të ardhmen, dhe se roli dhe potenciali i tij nuk mund të kontestohet në vitin 2023.

Ai shprehu përkushtimin e Qeverisë në përdorimin e teknologjisë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje, për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, bizneset dhe për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë sonë.

“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në vendin tonë ka një potencial të madh. Këtë muaj do të arrijmë mbulimin e plotë të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit broadband. Me një industri dhe komunitet të gjallë, TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar. Pra, nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Strategjisë së Specializimit të Zgjuar e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritarë në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion’’, u shpreh kryeministri.

Në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, Qeveria e Kosovës theksoi kryeministri vazhdon të investojë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, si një nga platformat kyçe brenda ekosistemit tonë kombëtar të inovacionit. Ai bëri të ditur, po ashtu, se së shpejti do të inaugurohet Parku i Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, që patjetër ofron edhe një platformë që do të sigurojë infrastrukturën për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TIK-ut.

Shkolla Kombëtare e Kërkimeve, sipas kryeministrit, është një bllok i rëndësishëm ndërtimi i progresit që synon të krijojë dhe se programi do të ndihmojë në zhvillimin e ideve inovative që kanë potencial për të krijuar produkte, biznese dhe vende pune të reja, dhe, për këtë arsye do ta udhëheqin këtë vend drejt hapave transformues.

Duke folur për projektin, ai vendosi theksin edhe te një aspekt i rëndësishëm i tij, e që është përfshirja e diasporës sonë akademike, e cila në radhët e saj ka shumë profesionistë, hulumtues, akademikë dhe ndërmarrës. Andaj, na duhet ta zhbllokojmë potencialin e bashkëpunimin duke krijuar mundësi për diasporën tonë që të sjellë në Kosovë dijen, ekspertizën dhe përvojën e tyre në fusha të ndryshme, shtoi kryeministri.

Në fund, kryeministri përgëzoi Universitetet partnere për këtë projekt të shkëlqyer dhe u uroi suksese në zbatimin e tij.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika