Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mbështetur deputetën e kësaj partie, Ganimete Musliu, pasi diskutimet e saj të djeshme në Kuvendin e Kosovës janë kritikuar.
“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon”, ka thënë Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së ka thënë mund të pajtohen dhe jo me mënyrën se çfarë ka thënë ose si e ka thënë deputetja Musliu.
Çitaku ka shtuar se deputetja Musliu “as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë”.
“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, ka shkruar Çitaku.