Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka qenë duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h.
Ai është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në njoftimin e policisë.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”.