Kurti mban mbledhje komemorative në nderim të Nazmi Mikullovcit

Të premten e 3 marsit, ka ndërruar jetë Nazmi Mikullovci, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Një ditë më vonë, kreu i ekzekutivit Kurti pritet të mbajë një mbledhje komemorative në orën 16:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Nazmi Mikullovci në kohën kur ishte kryesuesi i Bordit të AKP-së, foto 19 janar 2022.

Në nderim të veprës së Nazmi Mikullovci, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të mbajë mbledhje komemorative në Bibliotekën Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit. E njëjta pritet të fillojë në orën 16:00.

Gjatë së premtes, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-drejtorit të ndërmarrjes Trepça dhe ekspertit të minierave, Nazmi Mikullovci.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se emri i tashmë të ndjerit Mikullovci, mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

“Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

I ndjeri së fundmi ishte pjesë e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ndërsa veprimtarinë e tij politike e kishte vazhduar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mikullovci nga viti 1965 gjer më 1990 ka punuar në Trepçë, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme.

Në vitin 1991 kishte themeluar shtypshkronjën e parë në Kosovë, e cila posedonte makina Flexo Print dhe udhëhoqi kompaninë deri në vitin 1999.

Pas çlirimit, më saktë nga viti 2001 gjer më vitin 2008, ka qenë në pozitën e drejtuesit në Trepçë.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika