Është arrestuar një burrë kosovar nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një grua.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovën bën të ditur se në veturën e të njëjtin janë gjetur edhe 20 copë fishekë.
“DHUNIM/Mitrovicë 03.03.2023-23:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor.”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.