Ish-diplomati serb: Dialogu u reduktua në “pazar të pafavorshëm” për Serbinë

Ish-ambasadori serb në ShBA, Milan St. Protic ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është reduktuar në një “pazar jashtëzakonisht të pafavorshëm” për Serbinë

Ish-ambasadori serb në ShBA, Milan St. Protic

Ish-ambasadori serb në ShBA, Milan St. Protic ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është reduktuar në një “pazar jashtëzakonisht të pafavorshëm” për Serbinë, në njohjen e heshtur të pavarësisë së Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Perëndimorët mezi e prisnin këtë. Ata e zvarritën, e shmangën, debatuan në mënyrë që i ashtuquajturi Asociacion i komunave serbe të marrë rëndësi dhe peshë maksimale”, ka thënë St. Protiq.

Ish-ambasadori serb në ShBA ka thënë se formimi i Asociacionit është vendosur si “qëllimi kryesor” dhe interesi kryesor i palës serbe në negociata dhe pyeti se cili është kuptimi i kësaj kërkese.

“Mbrojtja institucionale e jetës serbe në Kosovë, apo tentativë për të krijuar një entitet të veçantë politik? Çfarëdo që të jetë, është e keqe. As i ashtuquajturi Asociacion nuk do të jetë garanci për një të ardhme të ndritur për serbët e Kosovës dhe as me të nuk do të arrihet autonomizimi i Kosovës”, ka potencuar ai për gazetën “Blick”.

Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë për shkak se fuqia e vërtetë e Asociacionit është në duart e Qeverisë së Kosovës, dhe për shkak se nuk ka kompaktësi territoriale.

Një problem i veçantë dhe shumë i ndjeshëm për formimin e Asociacionit, sipas tij, është edhe reciprociteti i mundshëm për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika