Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari 38-vjeçar, në Fushë-Kosovë për vjedhje.
Policia ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së tre marsit është arrestuar i dyshuari nga njësite policore të stacionit të Fushë-Kosovës, pasi i njëjti është ndaluar nga pjesëtari i sigurimit nën dyshimin se është përfshirë në një rast vjedhjeje në një market.
“B.B. mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastin në të cilin dyshohet të jetë i përfshirë”, njofton Policia e Kosovës.